Izolohet Shtëpia e Bardhë, Obama ndodhet në rezidencë

  • 30 May 2016 - 20:13
Izolohet Shtëpia e Bardhë, Obama ndodhet në rezidencë

Shtëpia e Bardhë është izoluar në një kohë që shërbimet sekrete po kontrollojnë zonën e North Lawn.

Mësohet se presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në mjediset e brendshme të rezidencës.

Mediat amerikane raportojnë se alarmi është dhënë pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë.

Obama është kthyer në rezidencën presidenciale pasi mori pjesë në një ceremoni në nder të të rënëve në varrezën e Arlingtonit.

(Kosova Sot)