Gruaja ia heq shtatzënës foshnjën nga mitra

  • 30 May 2016 - 20:31
Gruaja ia heq shtatzënës foshnjën nga mitra

Ato nuk njiheshin me njëra-tjetrën dhe ishin bashkuar falë një reklame.

Michelle, 26-vjeçare, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste vajzë. Ajo sapo ishte vendosur në një apartament me dy dhoma me partnerin e saj, Dan-in dhe kishin vendosur ta quanin vajzën e tyre Aurora, raporotn Gazeta Kosova Sot

Dy femra shtatzëna kanë qenë duke u përgatitur për ardhjen në jetë të foshnjave të tyre. Michelle Wilkins dhe Dynel Lane i kishin ekspozuar stomakët e tyre të fryrë në rrjetet sociale, kishin blerë rroba të vogla për fëmijët dhe po festonin në ahengjet e organizuara nga shoqëria e tyre e ngazëllyer. Ato nuk njiheshin me njëra-tjetrën dhe ishin bashkuar falë një reklame. Ato ishin takuar duke menduar që kishin shumë gjëra të përbashkëta, mirëpo Dynel mbante një sekret - ajo nuk ishte shtatzënë. Ajo i kishte gënjyer të gjithë, edhe të dashurin e saj, dhe tani ishte mbështetur për muri. Dynel mendonte që e kishte gjetur 'ilaçin' për problemet e saj. E tëra që i nevojitej ishte një foshnje, dhe Michelle po e priste një të tillë. Michelle, 26-vjeçare, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste vajzë. Ajo sapo ishte vendosur në një apartament me dy dhoma me partnerin e saj, Dan-in dhe kishin vendosur ta quanin vajzën e tyre Aurora.

Takimi përmes ueb-faqes së shijeve online Dynel, 35-vjeçare, që dikur kishte punuar si infermiere, kishte edhe dy vajza të tjera adoleshente, mirëpo të gjithë mendonin se ajo tani ishte shtatzënë dhe po priste një djalë, gjë që dukej një lloj mrekullie, pasi i biri i saj dyvjeçar ishte ngufatur tragjikisht. Të gjithë i besonin, sepse ajo vazhdimisht shkonte duke e fryrë stomakun, për t'u dukur që ishte shtatzënë. Nuk kishte kaluar shumë kohë që prej kur Dynel kishte filluar lidhjen me David Ridley-n, andaj ai ishte gëzuar shumë kur kishte dëgjuar që do të bëhej baba. Mirëpo, në mars të vitit 2015, gënjeshtrat e Dynel-it kishin filluar të dilnin në shesh. Shoqëria kishte filluar të pyeste pse shtatzënia e saj kishte zgjatur plot 14 muaj dhe David-i ishte habitur nga fakti që data e përcaktuar për lindje shtyhej vazhdimisht, andaj edhe kishte insistuar që ta shoqëronte në takimin e radhës me gjinekologun. Dynel e kishte kuptuar që koha po i ikte, andaj edhe kishte vendosur që ta vendoste një shpallje në 'Craigslist' (vendi ku njerëzit shesin e blejnë gjëra 'online') duke pretenduar se i kishte në shitje disa rroba të maternitetit. Michelle e kishte kontaktuar dhe ato ishin pajtuar që të takoheshin në shtëpinë e Dynel-it, në Longmont, në veri të Denverit të SHBA-së.

E ther me thikë kuzhine

Më 18 mars, Michelle kishte mbërritur në shtëpinë e saj dhe ato kishin biseduar me njëra-tjetrën për rreth një orë, para se Michelle t'i thoshte se duhej të ikte. Dynel e kishte ditur që ky ishte momenti i përshtatshëm për të goditur, andaj edhe e kishte joshur që të shkonte në bodrum, duke i thënë se kishte edhe më shumë rroba foshnjash. Papritmas ajo e kishte ndjerë një goditje në shpinë, që ishte pasuar nga të goditura të tjera në shpinë e qafë, deri sa ishte rrëzuar. Dynel madje edhe e kishte therur me një xham të prerë. Dynel ishte munduar që ta ngufaste Michelle-n me një tel, mirëpo nuk ia kishte dalë dhe më pastaj, pasi Michelle e kishte humbur vetëdijen, Dynel e kishte marrë një thikë kuzhine dhe i kishte përdorur aftësitë e saj si infermiere për t'ia prerë abdomenin Michelle-s, para se t'ia nxirrte foshnjën nga mitra. Dynel kishte vrapuar në katin e sipërm dhe e kishte vendosur foshnjën e pajetë në vaskë. Në atë moment, David-i ishte kthyer në shtëpi për ta dërguar të dashurën e tij të gjinekologu dhe e kishte gjetur të shtrirë në banjë e të mbuluar nga gjaku. "Sapo e dështova foshnjën në banjë", i kishte thënë ajo.

Gruaja shpëtohet nga mjekët Ai e kishte marrë menjëherë foshnjën dhe Dynel-ën për t'i dërguar në spital, pa qenë në dijeni të faktit që në bodrumin e shtëpisë Michelle ishte duke vdekur. Ndërkohë, Michelle ishte këndellur dhe e kishte kuptuar që po derdhte gjak më të madhe. Ajo i kishte parë zorrët teksa i dilnin dhe mezi i kishte mbledhur me një leckë, para se ta telefononte ndihmën e shpejtë. "Ma ka prerë stomakun", kishte thënë ajo. "Jam shtatzënë dhe po gjakosi". Michelle ia kishte dalë t'ua shpjegonte mjekëve se ku ndodhej dhe kur ata kishin mbërritur e kishin vërejtur që e kishte humbur gjysmën e gjakut të trupit të saj. Ata menjëherë e kishin kuptuar që edhe foshnja i ishte nxjerrë nga trupi. Ajo ishte dërguar në operacion, pa qenë në dijeni se e kishte humbur foshnjën. Në spitalin e njëjtë ku ajo ishte dërguar për operim emergjent, Dynel po i luste doktorët që t'ia shpëtonin jetën foshnjës, për të cilën pretendonte që ishte i veti. Megjithatë, doktorët, meqë i kishin të dy femrat në spitalin e njëjtë, nuk e kishin pasur shumë të vështirë që ta bënin ndërlidhjen dhe si rrjedhojë Dynel ishte arrestuar në vendin e ngjarjes. Dynel e ka refuzuar mundësinë që të lëshojë ndonjë deklaratë dhe është dënuar me 100 vjet burg. E, meqë ajo vazhdon të mbetet e heshtur, askush nuk e di nëse ajo është munduar ta vjedhë Aurora-n sepse ka dashur ta ketë një foshnje, apo vetëm është munduar t'i mbulojë gënjeshtrat.

(Kosova Sot)