Mrekullia e kanabisit mjekësor

  • 30 May 2016 - 20:36
Mrekullia e kanabisit mjekësor

Vajza ka folur pas tre vjetëve, ndërsa mjekët nuk kanë sqarim për shërimin e saj, raporotn Gazeta Kosova Sot
 

Kur i kishte vetëm 10 vjet, Grace Yeats u sëmur nga nekroza e ganglisë bazale, për shkak të së cilës mbeti e palëvizshme dhe e humbi aftësinë e të folurit. Pas operimit në spitalin e fëmijëve 'Starship' në Ouklend të Zelandës së Re, ndodhi një mrekulli e vërtetë mjekësore. Grace, sot 13-vjeçare, më në fund foli. Nëna e saj, Tracy Yeats, e cila e ka një profil të veçantë të 'Facebook'-ut në të cilin ka mbledhur mjete financiare për t'i paguar llogaritë e spitalit, është e bindur që, përveç operacionit, në shërimin e së bijës së saj ka ndikuar edhe kanabisi mjekësor, i cili vajzës i është dhënë si mjet për relaksim. "Grace është duke folur, të gjithë jemi shumë të emocionuar", ka shkruar nëna në 'Facebook'. Në tavolinën e operacionit përfundoi kur dështoi pompa e vendosur në abdomenin e saj, e cila lëshonte ilaçe qetësuese secilën herë kur e vogla Grace kishte sulme. "Ishte ky një hap i madh prapa në shërimin e saj kështu që e tërë kjo me të vërtetë është një befasi e madhe për ne", ka komentuar nëna.

Merret leje për përdorimin e ilaçit

Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë e ka shkaktuar kthimin e një funksioni aq të rëndësishëm siç është aftësia për të folur. Ata janë duke diskutuar mes vete se a ishte lëshimi i morfinës pas operacionit ai që ka ndikuar në shërimin e saj apo bëhet fjalë për efektin e mbledhur të kanabisit mjekësor që Grace e ka përdorur gjatë 6 muajve të fundit. "Nuk kam ndonjë sqarim të duhur mjekësor për shërimin e saj kështu që këtë e konsideroj si një mrekulli të vërtetë", ka thënë mjeku i saj, pediatri Andreas Leinfellner. Grace ka marrë një leje të veçantë nga autoritetet në Zelandë të Re për ta përdorur preparatin e kanabisit mjekësor me emrin 'Sativek', por mjeku i saj nuk mundet të konfirmojë me siguri të plotë se ai ka pasur efektin pozitiv në shërimin e saj. "Në rastin e kësaj pacienteje, ai ilaç ka sjellë lajme të mira, por nuk mund ta nxjerri ndonjë përfundim të përgjithshëm nga kjo", ka thënë mjeku. Megjithatë, që nga koha kur ka filluar me konsumimin e kanabisit mjekësor psikiatria e saj ka vërejtur përparim të dukshëm në përpjekjet për ta kthyer kontrollin mbi trupin e saj. 

(Kosova Sot)