Hollande pret kryeministrin Rama

  • 30 May 2016 - 23:02
Hollande pret kryeministrin Rama

Para ceremonisë së dorëzimit të dekoratës së Komandantit të Legjionit të Nderit për shkrimtarin Ismail Kadare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur nga presidentit francez Fransua Hollande, në një takim të mbajtur në pallatin Elize.

Në qendër të takimit kanë qenë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas Presidencës franceze, Rama dhe Hollande kanë diskutuar për Evropën, zhvillimet ndërkombëtare dhe frankofoninë.

Kryeministri shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi.

(Kosova Sot)