Dështon mbledhja e Komunës së Prishtinës

  • 31 May 2016 - 10:56
Dështon mbledhja e Komunës së Prishtinës

Ka dështuar mledhja e jashtëzakonshme e paraparë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës lidhur me propozimvendimin për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues “Lakërishta” për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Mungesa e asambleistëve të LDK-së dhe PDK-së të cilët kanë qënë vetëm 21 prej tyre,ka pamundësuar mbajtjen e kësaj mbledhje,raporton Kosova Sot Online.

Sipas nënkryetarit të komunës Dardan Sejdiut mospjesmarrja e asambleistëve të kësaj seance të jashtëzakonshme është një qëllim me shumë për të dështuar proceset ose mbledhjet që nuk janë në interes të tyre. Ndërsa,Qendron Kastrati shefi i grupit  të VV-së, ka bërë të ditur se parcela  ku është parapa ndërtimi i ambasadës, me vendim të Kuvendit Komunal të Prishtinës para 9 vitesh është dhënë mundësia që aty të ndërtohet një objekt patiak për nevoja të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër,LDK përmes një njoftimi për media ka arsyetuar mospjesmarrjen e tyre në këtë seance duke e cilësuar si të pa ligjshme.

(Kosova Sot)