Dënohen Zahir Bekiri – Çaushi dhe vëllai i tij

  • 31 May 2016 - 11:15
Dënohen Zahir Bekiri – Çaushi dhe vëllai i tij

Gjykata Penale e Shkupit i shpalli fajtorë vëllezërit Zahir dhe Imer Bekiri për kryerjen e disa veprave penale për falsifikim të dokumenteve dhe u ka caktuar dënim me burg dhe para. Me 2 vjet e 6 muaj burg është dënuar Zahir Bekiri - Çaushi, ndërsa vëllai i tij Imer Bekiri me 1 vjet e gjysmë. Për keqpërdorimin e të dhënave personale 123.000 denarë duhet të paguajë dënim Zahir Bekiri, ndërkaq vëllai i tij Imer Bekiri 61.500 denarë.

Gjatë shqiptimit të aktgjykimit, gjykatësja Gordana Spirevska ka theksuar se të akuzuarit lirohen nga vepra tjetër penale për të cilën janë të akuzuar, gjegjësisht për “furnizim të armëve dhe mjeteve të caktuara për kryerjen e veprave penale nga neni 395 paragrafi 1 me nenin 22,, sepse argumentet e Prokurorisë nuk përmbajnë elemente për vepër penale.

Gjykata ka sjellë vendim për lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, derisa të hyjë në fuqi masa e dënimit, pasi të mbarojë afati për ankesë, njoftojnë mediat.

Vëllezërit Bekiri e kanë mohuar fajin dhe përgjegjësinë penale për të cilën janë të ngarkuar.

(Kosova Sot)