MTI numëron minutat për Brezovicën

  • 31 May 2016 - 11:28
MTI numëron minutat për Brezovicën

Kanë mbetur edhe hiç më shumë se 1 orë e gjysmë e afatit shtesë për përmbushjen e kushteve kontraktuale për fituesin e projektit zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica.

Ende nuk ka as një deklaratë zyrtare nga ana e MTI-së e as nga ana e konsorciumit fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” nëse sot do të nënshkruhet marrëveshja për konserciumin.

Ndonëse zyrtarisht ky konsercium nuk ka ofruar ndonjë dokument që dëshmon nëse e ka siguruar apo jo mjetet e premtuara për investim në Brezovicë.

I janë dërguar pyetje edhe konsorciumit francez lidhur me atë se a i kanë siguruar mjetet e nevojshme për projektin zhvillimor për Brezovicën dhe se me cilat kompani është në bisedime për projektin zhvillimor.

Por ata nuk kanë dhënë detaje se a janë siguruar apo jo mjetet.

I janë ka dërguar pyetje edhe zyrës për media të konserciumit që udhëhiqet nga Pascal Roux. Ndërkohe që sot konserciumi duhet t’i sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës, shkruan gazeta Fjala.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) disa herë e ka shtyrë afatin për t’i dhënë mundësi konsorciumit që të përmbushë kushtet e kontratës.

(Kosova Sot)