Krasniqi: Raportimi i Mehës në Kuvend, sa për t’i qitur hi syve popullit dhe opozitës

  • 31 May 2016 - 12:04
Krasniqi: Raportimi i Mehës në Kuvend, sa për t’i qitur hi syve popullit dhe opozitës

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Islam Krasniqi,  në një pronocim për gazetën "Kosova Sot", thotë se qëndrimi i palëkundur i opozitës sa i takon kundërshtimit për Demarkacionin me Malin e Zi është i drejtë.

Por, sipas tij, duhet gjetur rrugën e përbashkët të kundërshtimit dhe pamundësimit të realizimit të kësaj marrëveshje.

“Opozita që nga fillimi ka krijuar një kauzë kundër kësaj marrëveshje, duke kërkuar edhe shkarkimin e këtij komisioni me në krye z. Murat Meha, mirëpo Qeveria i ka injoruar, duke besuar në numrin që e ka, gjë që Kosovën e pati futur në një krizë të thellë politike”, tha ai.

Kransiqi tutje thotë se koalicioni nuk mund të lidhë ura komunikimi me opozitën pa i anuluar dy marrëveshjet, sepse opozita ndryshe nuk ulet me ta për të biseduar.

“Tani ftesën për raportimin në Kuvend komisionit për integrime të z. Murat Meha kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me Demarkacionin e  kufirit me Malin e Zi e shohim si një thirrje për t’i qitur hi syve popullit dhe opozitës, për t’u munduar që t’i mashtrojë disi, që të binden për kompromisin e dhimbshëm në favor të liberalizimit, gjë që është në kundërshtim me çdo rregull morale dhe shtetërore”, theksoi Kraniqi.

(Kosova Sot)