Gashi: S'mund të ketë ndryshime juridike pa pasur ndryshime politike

  • 31 May 2016 - 15:02
Gashi: S'mund të ketë ndryshime juridike pa pasur ndryshime politike

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” , thotë se nuk mund të ketë ndryshime juridike pa pasur ndryshime politike.

Kjo ngase siç ka thënë Gashi gjykatat dhe prokuroritë janë direkt të ndikuara nga politika, por edhe nga politikanët e niveleve të larta.

“Pra, në këtë aspekt, pa ndryshime politike është e pamundshme nëse flitet në realitet që të bëhen edhe ndryshime në sistemin juridik të vendit”, ka deklaruar Gashi.

(Kosova Sot)