Lipjan: Gjen hajnat në shtëpinë e vëllait, ata e gjuajnë me armë

  • 31 May 2016 - 15:33
Lipjan: Gjen hajnat në shtëpinë e vëllait, ata e gjuajnë me armë

Një banor i fshatit Smallushë të Lipjanit ka njoftuar se të dielën rreth orës 22:00, ka parë disa persona të cilët kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e vëllait të tij, e që me të vërejtur se banori i ka parë ata, kanë shtënë disa herë me armë në drejtim të tij, e më pas janë larguar nga aty.

"Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se kishte vërejtur disa persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij dhe të dyshuarit me të vërejtur ankuesin kanë shtënë 3-4 herë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur", thuhet në raport.

Në vend të ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa afër shtëpisë janë gjetur disa gjësende të cilat të dyshuarit kishin tentuar që t’i vidhnin. Të lënduar nuk raportohet të ketë pasur, derisa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. 

(Kosova Sot)