Kombibusi kaplohet nga zjarri në hyrje të Prishtinës (Foto)

  • 31 May 2016 - 15:38
Kombibusi kaplohet nga zjarri në hyrje të Prishtinës (Foto)

Para pak çastesh, në hyrje të Prishtinës një veturë e tipit “Mercedes”, kombibus, është kapluar nga zjarri. Sipas disa fotografi në të cilin shihet kjo veturë e cila gjendej pak metra larg një pompe të benzinës.

Njësitet e Zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar rrezikun.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për se rreth orës 14:00 kjo veturë është kapluar nga zjarri.

“Kemi marrë informatën për një zjarr të një veture në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, ka thënë shkurt ajo.

(Kosova Sot)