Lidhja e Historianëve të Kosovës: Arta Rama-Jarizi, të japë dorëheqje

  • 31 May 2016 - 15:34
Lidhja e Historianëve të Kosovës: Arta Rama-Jarizi, të japë dorëheqje

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka thënë se e përkrahë grevën e punëtorëve të komunës.

LHK-ja përmes një komunikate të dërguar për medie, ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesat e saja, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryetarës së Gjykatës Kushtetuese.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë këtë komunikatë:

HISTORIANËT E DEÇANIT : PËRKRAHIN GREVËN E KOMUNËS, KËRKOJNË NDËRHYRJEN E QEVERISË NË ZGJIDHJEN E KRIZËS NË DEÇAN

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj Komunikate për media, përkrah dhe përshëndetë fillimin e  grevës se  punëtorëve të Komunës se Deçanit, për të kundërshtuar vendimin anti kushtetues të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës të marr ditë me parë, vendim i cili legalizon vendimet e kohës se Millosheviçit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, edhe një herë i përsëritë kërkesat e saja :

Të jap dorëheqje Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, e cila ka legalizuar vendimet e kohës se masave të dhunshme dhe si e tillë nuk ka legjitimitet të jetë ma ne krye të kësaj gjykate.

Në rast se Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës Arta Rama-Hajriz, nuk jep dorëheqje, atëherë ajo të shkarkohet nga ana e Presidentit të Republikës se Kosovës Hashim Thaçi.

Qeveria e Republikës se Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Akademik Isa Mustafa, të ndërhynë në këtë krize në Deçan për të bërë zgjidhje.

Qeveria e Republikës se Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Akademik Isa Mustafa, të merr vendim dhe të i propozon Kuvendit të  Republikës se Kosovës, që Ndërmarrjeje “Apiko”, “Iliria” dhe Pushimores se fëmijëve “Pishat e Deçanit”, të ju ndërron statusin, njëjtë siç është vepruar me Kombinatin “Trepça”, duke i kthyer në kompani të interesin nacional.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, asnjëherë nuk do të pranoj ndonjë vendim që është në ndesh me interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës se Deçanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përsërit se në Kosovë nuk janë të zbatueshme ligjet e kohës se masave të dhunshme të periudhës 1989-1999, ligje këto që i ka sanksionuar edhe Pako e Ahtisarit.

Presim që të gjitha palët të e vënë përpara draft propozimin tonë për Marrëveshje në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit, draft ky i publikuar dje.

 

Ne, përkrahim dhe do të jemi pran çdo here aktiviteteve kundërshtuese të ndërmarra nga Kryetari i Komisionit Kundërshtues i Komunës se Deçanit i Kryesuar nga Kryetari Rasim Selmanaj.