Sulm seksual në Gjermani

  • 31 May 2016 - 15:46
Sulm seksual në Gjermani

Policia gjermane ka arrestuar tre të dyshuar pakistanezë, pasi 18 femra kanë raportuar se kanë qenë viktima të sulmeve seksuale në një festival të muzikës.

Femrat, kryesisht të reja në moshë ishin rrethuar nga një grup i meshkujve, me ç’rast edhe ka shpërthyer sulmi “mafioz”, kundër tyre duke i ngacmuar seksualisht.

Fillimisht tri femra kishin ngritur padi duke çuar në arrestim këta tre të dyshuar, të cilët ishin azilkërkues pakistanez të moshave 28 deri 31, ndërkaq më pas kanë ardhur edhe 15 femra tjera me të njëjtën padi.

Sulmi i kryer ka tronditur Gjermaninë duke shprehur shqetësim dhe frikë të madhe, megjithatë policia gjermane ka filluar të shtojë kujdes më të madh rreth kësaj çështje.

(Kosova Sot)