Pësojnë aksident, nëna s’pranon të marrë qetësues që të ushqejë të bijën

  • 31 May 2016 - 15:54
Pësojnë aksident, nëna s’pranon të marrë qetësues që të ushqejë të bijën

Një nënë përfundoi në spital pasi pësoi një aksident të rëndë me makinë. Por ajo nuk pranoi që të marrë qetësues për dhimbjet. Arsyeja është se do të ushqente me gji vogëlushen e saj.

Bëhet fjalë për Danni Bett, e cila po udhëtonte më foshnjën 2-muajshe në periferi të Christchurch, në Zelandën e Re. Ajo ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur.

Nga aksidenti, Bett pësoi dëmtime në qafë. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por instikti i nënës nuk e la atë që të merrte qetësues. Nëna i kërkoi infermieres që t’i sillte vajzën për ta ushqyer.

Pavarësisht këmbënguljes së infermieres që vajza të pinte biberon, nëna nuk pranoi. Ndonëse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore nisi ta ushqente me gji vogëlushen.

“Unë duhet ta ushqeja, ta qetësoja vajzën. Pas një dite të tmerrshme që kaluam nuk ishte e drejta që t’i jepja biberon. Qumështi i gjirit është gjëja më e mirë”- është shprehur Danni Bett.

Ka qenë infermierja që ka kapur këtë moment dhe më pas ka publikuar në rrjetin social “Facebook” foton. Ajo e ka publikuar atë që të inspirojë edhe nënat e tjera që të ushqejnë vogëlushët e tyre me gji në çdo vend, si jashtë apo edhe në një shtrat spitali.

Më pas, infermierja ka shtuar se fatmirësisht si nëna ashtu edhe e bija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot)