Zeka: Një prej formave për ta luftuar ekonominë joformale është edhe fiskalizimi

  • 31 May 2016 - 16:03
Zeka: Një prej formave për ta luftuar ekonominë joformale është edhe fiskalizimi

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në OEAK në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: Një prej formave për ta luftuar ekonominë joformale është edhe fiskalizimi i operatorëve ekonomikë, por sipas tij ky projekt duhet të mbikëqyret nga ATK-ja.

Ai kritikoi edhe pronarët e pompave të derivateve për mos fiskalizim të tyre."Nga 900 pika të shitjes së derivateve vetëm 60 prej tyre janë të fiskalizuara. Duke e ditur që ky sektor është një nga sektorët më të mëdhenj  në vend, një evazion i tillë pa dyshim ka dëmtuar seriozisht buxhetin e shtetit", tha Zeka. 

(Kosova Sot)