Haxhiu: Edhe koalicioni PDK-LDK po i vazhdon lidhjet me “Devollët”

  • 31 May 2016 - 16:47
Haxhiu: Edhe koalicioni PDK-LDK po i vazhdon lidhjet me “Devollët”

Deputetja Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se” Me rëndësi është dëmi që po i bëhet vendit me favorizimet që janë bërë dhe kanë treguar se nuk është diçka e re që ka ndodhur, por këta e kanë treguar në vazhdimësi, dhe pikërisht për këtë ne jemi edhe si opozitë që po duam t'i ndalim këta trendë të këqij të qeverisjes se keqe", thotë deputetja Haxhiu.

Ajo ka pohuar se nuk është vetëm qeveria e kaluar e PDK-së ajo që ka pasur lidhje kriminale me Devollët, por kjo lidhje vazhdon edhe në koalicionin e tanishëm qeveritar, PDK-LDK.

(Kosova Sot)