Ferizaj: Theret me thikë një nxënëse brenda hapësirës së shkollës

  • 31 May 2016 - 17:00
Ferizaj: Theret me thikë një nxënëse brenda hapësirës së shkollës

Një nxënëse e shkollës së bujqësisë në Ferizaj, javën që lamë pas, mori plagë nga therja me thikë që iu bë nga një femër, pikërisht në oborrin e shkollës, tek po zhvillohej mësimi.

Vanesa Topalli nga Zllatari i Ferizajt, për Televizionin Tema ka treguar se rasti ndodhi pas një zënke të mëhershme që e kishte pas me vajzën e cila e theri me thikë.

 Rastin e therjes me thikë në oborrin e shkollës “Zenel Hajdini”, e konfirmoi edhe drejtori Eshref Qerimi.

Ai tha se një rast i tillë në këtë institucion,  nuk ka ndodh tash e shumë vjet, por atë ditë shkolla kishte shumë aktivitete me maturantë dhe vëzhgimi nga mësimdhënësit  ka qenë më i vështirë.

Drejtori nuk pati lëvdata të mira as për nxënësen e kësaj shkolle.

(Kosova Sot)