Përleshje mes drejtorit të shkollës dhe një arsimtareje në Suharekë

  • 31 May 2016 - 17:25
Përleshje mes drejtorit të shkollës dhe një arsimtareje në Suharekë

Sot në orët e paradites në shkollën “Hasan Prishtina” të fshatit Semetisht të Suharekës është përleshur drejtori i kësaj shkolle me një arsimtare.

Nxënësit e shkollës kanë thënë për Theranda Postin se arsimtarja me inicialet Z.B. është përleshur me drejtorin e shkollës, Hamdi Bytyçin.

Përleshja ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Rastin është duke e hetuar Policia e Kosovës. 

(Kosova Sot)