Xhaferraj: Vendit nuk i ka ardhur ndonjëherë e keqja prej shamisë

  • 31 May 2016 - 17:30
Xhaferraj: Vendit nuk i ka ardhur ndonjëherë e keqja prej shamisë

Është për të ardhur keq, që në këtë katrahurë morali ku jetojmë: ku shefat shantazhojnë vartëset për favore seksuale, ku rrugët nuk kanë siguri dhe vdesin qenie të pafajshme, ku jetimi nëpërkëmbet, ku të ‘zgjedhurit’ tanë janë në garë me njëri-tjetrin se kush ka më tepër dosje në prokuroritë e ndryshme të botës (gjeografia e veprave penale është për t’u pasur zili’), ju vendosni të merreni me shaminë. Këtij vendi nuk i ka ardhur ndonjëherë e keqja prej shamisë. Në narrativën fetare, letrare apo historike, shamia ka qenë gjithmonë një objekt i pafajshëm, që herë mbulon flokët apo shpatullat e grave, dhe herë fshin lotët e Marisë apo gjakun e Isait a.s. Të keqen e kemi në mes nesh, në mungesën totale të vlerave morale të shoqërisë sonë, që në 1990 na paskësh qenë ‘tabula rasa’, e që tashmë, pavarësisht se e orientuar drejt perëndimit, është kthyer në një moçalishte të ndotur, prej së cilës duam të ikim me vrap”.

Kështu shkruan pedagogia e UET, Anjeza Xhaferraj në një opinion të publikuar sot në Mapo.

Ajo analizon debatin e të enjtes së shkuar në “Opinion” në TV Klan me temën ‘Besimtare të Paragjykuara’.

(Kosova Sot)