Më shumë se 45 milionë njerëz viktima të robërisë moderne

  • 31 May 2016 - 17:46
Më shumë se 45 milionë njerëz viktima të robërisë moderne

Më shumë se 45 milionë meshkuj, femra dhe fëmijë në botë sot janë viktima të skllavopronarisë moderne, një numër ky shumë më i lartë se sa që besohej deri me tani, dëshmuan studimet më të reja.

Detajet e hulumtimit të bërë nga fondacioni australian, Uok Fri Fondejshën, u publikuan në raportin me titull “Indeksi i Robërisë Globale në vitin 2016”.

Hulumtimi u bë në 167 shtete, ku u zhvilluan mbi 42 mijë intervista në 53 gjuhë të ndryshme, me qëllim që të nënvizohet rëndësia e këtij studimi dhe që Qeveritë e ndryshme të nxitën që të veprojnë dhe të ofrojnë përgjigje.
Në raport tërhiqet vërejtja se sipas të dhënave më të reja, të cilat u siguruan me përdorimin e metodave të përparuara të hulumtimit, në botë sot ka për 28 për qind më shumë robër, se sa para dy vjetëve.

Hulumtimi konstatoi se në Indi ka më së shumti njerëz që janë viktima të robërisë, më saktësisht 18.3 milionë, ndërsa Koreja e Veriut ka përqindjen më të lartë të banorëve me status të robit, më saktësisht 4.3 për qind.

Robëria moderne ka të bëjë me shfrytëzimin e njerëzve në situata, nga të cilat ata më nuk mund të dalin, siç janë përballja me kërcënime, dhunë, keqpërdorimi dhe mashtrimi.

(Kosova Sot)