Visar Ymeri viziton kultivuesit e Klinës (Foto)

  • 31 May 2016 - 17:59
Visar Ymeri  viziton kultivuesit e Klinës (Foto)

Kryetari VV, Visar Ymeri , ka vizituar disa kultivues perimesh ndërmarrës të  ndryshem nga qyteti i Klinës.

Këtë e ka bërë  të  ditur vetë i Ymeri përmes një satusi në Facebook, të cilit  ia ka shoqëruar  edhe disa fota nga vizita në fjalë.

Ky është satusi i plotë i Ymerit:

“Me aktivistët e Klinës dhe deputeten Shqipe Pantina vizituam plantacionin e mollëve “[email protected]”, të Mehmet Krasniqit në fshatin Zajm, punëtorinë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, të Nezir Sejdiut në Grabanicë si dhe biznesin e Sylë Gashit në Gremnikë.
Alternativa e Lëvizjes për zhvillim ekonomik e përkrah prodhuesin vendor, e promovon dhe e mbron prodhimin vendor, që të ketë punësim vendor e që të rriten mirëqenia e dinjiteti si pasojë e punës. Qytetarët e Kosovës janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën, jo që ua vjedh atë.”

(Kosova Sot)

13346467_10153573434153456_4166230019052541744_n