Një bakter vdekjeprurës gjendet në salsiçe, alarm në Bavari

  • 31 May 2016 - 18:49
Një bakter vdekjeprurës gjendet në salsiçe, alarm në Bavari

Alarm për salsiçet pas vdekjes së një burri nga listeria. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në landin e Bavarisë, Gjermani.

Bakteri i listerisë është gjetur në disa salsiçe dhe proshuta të kompanisë “Siebert”, e cila ka nisur menjëherë një operacion të tërheqjes nga tregu të produkteve të saj.

Në faqen e saj në internet, kompania e produkteve të mishit ka njoftuar konsumatorët t’i hedhin salsiçet dhe proshutën nëse nuk i kanë konsumuar.

Autoritetet bavareze për momentin kanë dhënë urdhrin e pezullimit të prodhimit nga kjo kompani.

(Kosova Sot)