Vogëlushja e ka anën e djathtë të trupit më të zhvilluar se të majtën

  • 31 May 2016 - 20:20
Vogëlushja e ka anën e djathtë të trupit më të zhvilluar se të majtën

“Rrobat për fëmijë nuk i përshtateshin në njërën anë të trupit” 

Këmba e saj e djathtë është afro 3 centimetra më e gjatë sesa këmba e majtë. Më të gjatë e ka edhe dorën e djathtë, në krahasim me të majtën, ndërsa gjuha duket se i zhvillohet vetëm në anën e djathtë, raporotn Gazeta Kosova Sot

Një vogëlushe ishte diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, që prek zhvillimin trupor, pasi që prindërit e saj e kishin vërejtur që pjesa e djathtë e trupit i zhvillohej më shpejt sesa pjesa e majtë. Lilli-Mai Queen, pesëvjeçare, vuan nga Sindroma ‘Beckwith Wiedemann’, që shpeshherë karakterizohet me çrregullim në zhvillimin e pjesëve trupore dhe si pasojë një pjesë e trupit zhvillohet më shpejt se pjesa tjetër.

 

Edhe dora dhe krahu i djathtë janë më të mëdhenj

Lilli-Mai, që është diagnostikuar një muaj pa e mbushur një vit jetë, mund ta vërejë përparimin e simptomave të sëmundjes çdo ditë e më shumë, pasi që tani këmba e saj e djathtë është afro 3 centimetra më e gjatë sesa këmba e majtë. Më të gjatë e ka edhe dorën e djathtë, në krahasim me të majtën, ndërsa gjuha duket se i zhvillohet vetëm në anën e djathtë. Ajo së fundmi ia ka kaluar me gjatësi vëllait të saj më të madh, ndonëse ai është 13 muaj më i vjetër. Përkundër vështirësive që i ka në të ecur dhe rrëzimeve të shpeshta, që i përjeton teksa është duke luajtur, besohet që Lilli-Mai një ditë do ta tejkalojë këtë problem. Nëna e saj, Beckie Perry, 24-vjeçare, ka thënë: “Kam qenë shumë e frikësuar në momentin kur Lilli-Mai u pati diagnostikuar. Asnjëherë më parë nuk kishte dëgjuar për BWS-në dhe nuk e dija se kur do të merrte fund rritja. Në fillim nuk mund të vërehej çrregullimi, mirëpo me kalimin e kohës, kur vogëlushja ime rritej, rrobat për fëmijë nuk i përshtateshin në njërën anë të trupit. Ia blija këpucët dhe më pastaj e vëreja që ajo i përshtatej vetëm në njërën këmbë. Edhe dora dhe krahu i djathtë janë më të mëdhenj. Njëra nga simptomat më të shpeshta të këtij çrregullimi është zhvillimi i gjuhës në vetëm njërën anë. Ajo do të mund të kishte pasur nevojë për ndërhyrje, për zvogëlimin e pjesshëm të gjuhës, mirëpo për fat të mirë problemi i saj nuk ka qenë aq i madh.

Mbështetet në anën e majtë, sepse është më e shkurtër

Gjithsesi, ajo ka pasur probleme me shishe, andaj ka filluar të pijë nga filxhani qysh prej kur ka qenë pesëmuajshe. Ajo nuk e ka të qartë se çka është duke i ndodhur, mirëpo e vëren se diçka nuk është në rregull, sidomos kur mundohet t’i mbathë këpucët, kur edhe e kupton që njëra këmbë është më e madhe se tjetra. Shpeshherë mërzitet. I duhet të mbështetet në anën e majtë, sepse është më e shkurtër në atë pjesë dhe si pasojë e çrregullimit shpeshherë ndodh që të ketë dhimbje në shpinë dhe këmbë. Doktorët na kanë thënë që me kalimin e kohës gjërat do të bien në vend, mirëpo mua më duket që gjendja e saj vetëm sa po përkeqësohet”. Përveç këtij çrregullimi, Lilli-Mai, që bashkë me familjen e saj jeton në Bllekbërn të Anglisë, ka probleme edhe me ankthet e natës, sulmet e shpeshta dhe dobësinë në shprehjet e fytyrës. 

(Kosova Sot)