Doktorët i thanë që ishte paralizuar përjetë, eci në ditën e diplomimit

  • 31 May 2016 - 20:34
Doktorët i thanë që ishte paralizuar përjetë, eci në ditën e diplomimit

Hunter Stoneburner, nga Ajova e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë një adoleshent i zakonshëm, deri në ditën kur kishte përjetuar një sulm të tmerrshëm – vetëm pesë ditë para ditëlindjes së shtatëmbëdhjetë, raporotn Gazeta Kosova Sot

Një adoleshent, që ishte paralizuar si pasojë e një sulmi masiv në tru, kur ka qenë në moshën 16-vjeçare, me gjithë vështirësitë, ka arritur të ngrihet dhe të ecë në skenën që ishte përgatitur për ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së tij në shkollë të mesme. Hunter Stoneburner, nga Ajova e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë një adoleshent i zakonshëm, deri në ditën kur kishte përjetuar një sulm të tmerrshëm – vetëm pesë ditë para ditëlindjes së shtatëmbëdhjetë.

 “Ka pasur raste kur kam dashur të dorëzohem”

Ai kishte mbetur i paralizuar dhe doktorët e kishin paralajmëruar që gjasat ishin shumë të mëdha që ai të mos ishte në gjendje të ecte më. Mirëpo Hunter ka qenë i përkushtuar që të mos lejonte që ndonjë gjë t’ia privonte atij ecjen në ditën e diplomimit. Dhe, të dielën, ai i ka mahnitur të gjithë kur ka parakaluar në shtegun e përgatitur dhe ka marrë diplomën e shkollës së mesme.“Ka qenë e vështirë”, ka thënë ai duke folur për rrugëtimin e gjatë që e ka bërë deri sa është mësuar të ecë përsëri.“Ka pasur raste kur kam dashur të dorëzohem, mirëpo nuk jam dorëzuar, sepse nëna ime ka dashur që unë të mos dorëzohem”. Nëna e tij krenare, Kristy Steltzer, e cila kishte qarë shpeshherë duke parë betejën e të birit, ka thënë që ajo emocionet sa herë e mendon se ku ka qenë i biri i saj, ku është tani dhe ku do të jetë në të ardhmen.

Iu nënshtrua dy operacioneve në tru

Që prej sulmit në tru, të cilin e kishte përjetuar në një aheng në shkurt të vitit 2014, Hunter i është nënshtruar dy operacioneve në tru, përfshirë këtu edhe një operim të realizuar me qëllim të heqjes së një pjese të vogël të trurit dhe i janë futur copëza metali në kafkë. Ai i është nënshtruar edhe terapisë fizike – të cilën është duke e vazhduar edhe sot e kësaj dite. “Asnjëherë nuk mund ta dini se sa të garantuara i merrni gjërat deri në momentin kur ju ndodh diçka të tillë”, ka thënë Hunter-i, i cili ende përdor një shkop për të ecur, të cilin kishte vendosur të mos e përdorte në ditën e diplomimit.

(Kosova Sot)