Ja sa për qind e gjermanëve duan të dalin nga BE-ja

  • 31 May 2016 - 20:40
Ja sa për qind e gjermanëve duan të dalin nga BE-ja

Një e treta e gjermanëve duan që shteti i tyre të dal nga Bashkimi Evropian, raporton “Reuters”.

Një studim i ri tregon se një ndër arsyet pse gjermanët nuk dëshirojnë qëndrimin në BE është numri i madh i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë hyrë vitet e fundit atje.

Gjithashtu një tjetër çështje e kritikuar nga gjermanët është pakoja e ndihmës që Merkel ka akorduar nxjerrjen e Greqisë nga borxhet.

Sipas sondazhit të "YouGov" që është realizuar për gazetën gjermane, "Handelsblatt" tregon se vetëm 54 % e gjermaneve duan që shteti i tyre të mbetët në BE, ndërsa 29 % e të tjerëve do të votonin për daljen e Gjermanisë nëse do të mbahej një referundum.

(Kosova Sot)