I prenë kokën shqiptarit, mbeten në burg dy autorët

  • 31 May 2016 - 21:34
I prenë kokën shqiptarit, mbeten në burg dy autorët

Dy autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit shqiptar në Greqi janë lënë në burg. Gjykata greke dha sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për Emiljano Nanan dhe Pajtim Jaupin, të dyshuar si autorë të vrasjes së Bledar Tërpollarit. Po kështu “Burg pa afat” në mungesë është dhënë edhe për Krenar Tërpollarin, kushëri i viktimës dhe i dyshuari kryesor.

Viktima punonte si bari prej dy muajsh në Gliki dhe shkak i vrasjes dyshohet prishja e pazareve të drogës. CNN grek shkruan se Tërpollari kishte mbajtur 20 mijë euro nga trafiku i kokainës. Po sipas medieve greke një nga dy të arrestuarit ka dëshmuar se autor i vrasjes është Krenar Tërpollari.

“Shkuam të tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e ne ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Më pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ia tregonte atij që e kishte porositur”, deklaroi i arrestuari. Mësohet se autoritet greke kanë konfirmuar me palën shqiptare për arrestimin e Krenar Tërpollarit.

Ndërkaq Pajtim Jaupi vijon të mos e pranojë akuzën. Tërpollari u gjet i vrarë dhe me kokën e prerë në 9 maj në Thesprotia të Greqisë. Koka e 26 vjeçarit ende nuk është gjetur nga policia. Ndërkohë policia greke bën me dije se po hetohet edhe ndaj një personi të katërt.

(Kosova Sot)