Gashi thotë se Deçani duhet të kërkojë prishjen e kontratës mbi falje për Manastirin

  • 31 May 2016 - 22:03
Gashi thotë se Deçani duhet të kërkojë prishjen e kontratës mbi falje për Manastirin

Avokati Tomë Gashi ka thënë se vendimi për 20 hektarët e dhënë për Manastirin e Deçanit mund të anulohet, pasi sipas tij ekziston një rregullore sipas të cilës të gjitha vendimet në mes viteve 1989-99 mund të shfuqizohen lehtë.

“Deri në vitin 2002 askush prej Deçanit nuk ka bërë ankesë për anulimin e vendimit për dhënien e tokave Manastirit të Deçanit. Republika e Serbisë ja ka falë këto toka manastirit të Deçanit”, ka thënë Gashi në emisionin “Rubikon” të KTV’së.

“[Deçani] duhet të kërkojë anulimin e kontratës mbi falje të Republikës së Serbisë. Në momentin që kërkojnë anulimin e kësaj kontrate, ata do ta fitojnë rastin”, ka thënë Gashi që është bazuar në kontratën e vitit 1997 të Serbisë.

(Kosova Sot)