“Rambo” dënohet me 20 vite burg

  • 31 May 2016 - 23:08
“Rambo” dënohet me 20 vite burg

Një ish-ushtarak amerikan, me nofkën “Rambo”, i cili sipas prokurorëve ka krijuar një rrjet ndërkombëtar vrasësish dhe mercenarësh, është dënuar me 20 vite burg nga gjykata amerikane, pas akuzohet se ka vrarë një agjent federal të antidrogës dhe një informator.

Sipas gjykatës Joseph Hunter, 51 vjeç, meritonte një dënim të gjatë si pasojë e krimeve të rënda, duke përfshirë këtu dhe komplotin e vrasjes së një oficeri të zbatimit të ligjit.

Hunter, një ushtarak me mbi 20 vjet eksperiencë, ka kërkuar falje në gjyq.

Çështja e “Rambos”, doli në dritë pas arrestimit në vitin 2012 të shefit të tij, Paul Le Roux, kreu i një organizate kriminale botërore.

Ky i fundit bashkëpunoi me autoritetet dhe tregoi për përfshirjen e tij në tregtinë e drogës dhe armëve nëpër botë, si dhe në urdhërimin e disa vrasjeve.

Emri i Hunter sipas prokurorëve, lidhet me disa kontrata për vrasje dhe krime të dhunshme.

Për 800 mijë dollarë, ai dhe dy ish ushtarakë të tjerë, Dennis Gogel nga Gjermania dhe amerikani Timothy Vamvakias, kanë pranuar të vrasin një agjent të DEA-s amerikane dhe një agjent të sigurimit, të Liberisë.

Joseph Hunter u arrestua në Tajlandë në vitin 2013, së bashku me grupin e tij.

(Kosova Sot)