U mbyt në plazhin e Durrësit, identifikohet viktima

  • 22 June 2016 - 20:46
U mbyt në plazhin e Durrësit, identifikohet viktima

Është identifikuar sot trupi i gjetur dje i pajetë në plazhin e Durrësit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se është bërë e mundur identifikimi i trupit të viktimës. E ndjera është shtetasja me inicialet A.H., 40 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 14, Durrës.

Veprimet hetimore kanë zbuluar se gruaja, e cila kurohej nga depresioni, është vetëmbytur, shkruan shekulli.

(Kosova Sot)