Aksident me një të vdekur, makina përplas të moshuarin

  • 24 June 2016 - 22:21
Aksident me një të vdekur, makina përplas të moshuarin

Një person ka gjetur vdekjen pasi është përplasur me një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18-shtatori “, në Gjirokastër. Polica ka vënë në pranga Gëzim Kasin, 63 vjeç pasi teksa drejtonte mjetin tip “Benz” me targa GJ 8571 A , ka aksidentuar 75-vjeçarin me iniciale L. J.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore, por vetëm pas disa orësh ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”

(Kosova Sot)