Rexhep Selimi për “listën e zezë” të SHBA-ve: Ju përshëndes, unë i “rrezikshmi”

  • 24 June 2016 - 22:29
Rexhep Selimi për “listën e zezë” të SHBA-ve: Ju përshëndes, unë i “rrezikshmi”

Pra, fotografia është bërë gjatë luftës në Maqedoni. Me këtë fotografi, Selimi sikur ka dashur të tregojë se ai gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve që nga vitit 2001 për shkak të pjesëmarrjes në këtë luftë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas publikimit të së ashtuquajturës “listës e zezë” nga presidenti amerikan, Barack Obama, ku gjendet edhe ai dhe disa ish udhëheqës të UÇK-së.

Reagim i Selimit duket pak i ashpër, pasi që ai për këtë “listë” i akuzon rivalët politikë dhe analistët.

Madje, Selimi e ka postuar edhe një fotografi të vitit 2001 në Kumanovë, ku shihet i armatosur. Në fotografi, me fanellë të zezë është edhe Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën.

Pra, fotografia është bërë gjatë luftës në Maqedoni. Me këtë fotografi, Selimi sikur ka dashur të tregojë se ai gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve që nga vitit 2001 për shkak të pjesëmarrjes në këtë luftë.

(Kosova Sot)

13533314_1163537617031679_3506467948115232102_n