Albin Kurti: AAK e Nisma të kthehen në Kuvend!

  • 24 June 2016 - 22:57
Albin Kurti: AAK e Nisma të kthehen në Kuvend!

Njëri nga deputetët më të votuar opozitarë, Albin Kurti ka kërkuar nga AAK e Nisma që të kthehen në Kuvend.

“I ftoj që të kthehen në Kuvend AAK-në e Nismën. Duhet të ballafaqohemi me të dyja duart, edhe në Kuvend edhe në rrugë”, tha ai.
Kurti ka thënë se vetëm me protesta në rrugë, nuk do të mund të krijonim një mbështetje kaq të madhe.

Sipas tij, as Jahjaga nuk do ta dërgonte në Kushtetuese Asociacionin, sikur opozita të mos përdorte gaz lotsjellës.

(Kosova Sot)