Aksident në Gjirokastër, humb jetën 75-vjeçari

  • 25 June 2016 - 10:17
Aksident në Gjirokastër, humb jetën 75-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Gjirokastër. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në lagjen "18 shtatori",ku automjeti me targa GJ 8571 A ka aksidentuar 75 vjeçarin L.J., banues në këtë qyetet.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajon për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pas disa orësh ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit Gëzim Kasi, 63 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

(Kosova Sot)