Schulz: Britania të dalë sa më shpejt nga BE-ja

  • 25 June 2016 - 11:08
Schulz: Britania të dalë sa më shpejt nga BE-ja

Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz, i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të dalë sa më shpejt nga Bashkimi Europian. Në një dalje publike për mediat ai është shprehur se avokatët e BE-së po punojnë për përshpejtim të procedurave. Sipas tij, deklarata për largim e Kameronit për në tetor është e vonuar.

“Kontinenti është peng i luftës se brendshme të një partie. Dyshoj se është në duart e qeverisë së Britanisë”, vijoi Schulz. Sipas tij, dorëheqja në tetor nuk duhet të jetë fjala e fundit.

“Britania të dalë sa më shpejt nga BE-ja. Largimi i Kameronit për në tetor është i vonuar. Avokatët e Bashkimit Europian po punojnë për përshpejtimin të largimit të saj. Pasiguria, është e kundërta e asaj që kemi nevojë”, tha Schulz.\

(Kosova Sot)