Fatmir Limaj pa kundërkandidat

  • 25 June 2016 - 11:48
Fatmir Limaj pa kundërkandidat

Nisma për Kosovën sot mban Kuvendin e parë zgjedhor. Në këtë kuvend pritet të zgjidhen strukturat e partisë.

Partia e Fatmir Limajt është formuar në vitin 2014 ku në zgjedhjet që u mbajtën në qershor të atij viti ka fituar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie sot nuk ka kundërkandidat, Jakup Krasniqi para se të filloi votimi ka thënë se: Kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie në një mandat katër vjeçar është Fatmir Limaj.

 

(Kosova Sot)