Maloku: Nuk do të shkojë aq larg kur qytetaria e zhgënjyer do të revoltohet aq shumë

  • 25 June 2016 - 12:40
Maloku: Nuk do të shkojë aq larg  kur qytetaria e zhgënjyer do të revoltohet aq shumë

Sociologu Fadil Maloku  Absurdi i kapitalizmit gjithëshqiptar qëndron në atë se: Diferencimi i shtresave sociale s'ka filluar si pasojë e logjikës së konkurrencës dhe "lirisë" së premtuar nga politikanët, por si pasojë e shfrytëzimit të privilegjeve dhe benificioneve që ofron pushteti dhe politika!

"Andaj s'është për t'u çuditur, pse gjithë kjo histeri dhe ky ngërç i theksuar, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha parlamentet me përbërje shqiptare", është shprehur ai. "Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje nuk kanë pasur në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme...!? e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa! Ndërkaq, çka është edhe më shqetësuese, të njëjtit, janë të mbrojtur edhe me legjislacion, që grupet e ndryshme interesi që i kanë aprovuar nëpër parlamente. Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar, tha Maloku në një prononcim për Gazetën Kosova Sot

Kujtoj që nuk do të shkojë aq larg koha kur qytetaria e zhgënjyer me "lirinë", që e prodhon pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa të pyesë politikanët "brekë- grisur", se ç'u duhet atyre demokracia...", thotë Maloku për "Kosova Sot". Maloku e vë në dilemë të madhe dhe e sheh si mundësi edhe nevojën e rishqyrtimit të së ashtuquajturës dilemë "hamletiane" të viteve të kaluara se: A ia vlejti ta sakrifikojmë "barazinë" sociale dhe atë ekonomike për hir të "lirisë" së premtuar? Apo, duhet t'i rikthehemi "barazisë", për ta fituar "lirinë", e kjo sipas Malokut kërkon një analizë më të thellë dhe kompetente.

(Kosova Sot)