Ja çfarë kanë kërkuar në "Google" britanikët pasi votuan Brexin

  • 25 June 2016 - 12:59
Ja çfarë kanë kërkuar në

Kompania gjigante “Google” ka njoftuar se ka pasur një rritje dramatike të kërkimeve për të aplikuar për pasaportë irlandeze, pas vendimit të Britanisë së Madhe për të lënë BE-në.

Shumica dërrmuese e kërkimeve u kryen nga Irlanda e Veriut. “Google” ka raportuar gjithashtu se është rritur numri i kërkimeve për pyetjen: Çfarë do të ndodhë në qoftë se ne largohemi nga BE-ja?

Këto kërkime janë bërë rreth mesnatës më 23 qershor, që i bie një orë pasi është mbyllur referendumi. Një ekspert paralajmëroi se të dhënat nuk tregojnë vetëm vëllimin aktual të kërkimeve, por kërkimin më të lartë të bërë ndonjëherë për këtë çështje.

Një tjetër kërkim që është bërë në “Google” nga londinezët pas votimit në referendum është: "Të shpërngulesh në Gjibraltar". Kjo duket e çuditshme megjithatë duhet pasur parasysh se, Londra ishte një nga qytetet që votuan me shumicë të konsiderueshme për të qëndruar në BE.

(Kosova Sot)