Britani, peticioni për përsëritjen e referendumit merr 1 milion firma

  • 25 June 2016 - 13:05
Britani, peticioni për përsëritjen e referendumit merr 1 milion firma

Një milion njerëz kanë nënshkruar deri tani një peticion duke bërë thirrje për një përsëritje të referendumit të BE-së. Personat e zhgënjyer nga referendumi kanë kërkuar nënshkrimin e një peticioni në internet, pas fitores së fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, është e mundur që disa që kanë votuar për daljen e Britanisë nga BE-ja të jenë në mesin e atyre që kanë firmosur për një referendum të dytë.

Mediat britanike shkruajnë që një peticion të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Qeveria duhet të kalojë 100 mijë nënshkrues. “Metro” shkruan se në lidhje me peticionin populli është ndarë gjerësisht në mediat sociale, me disa fytyra të famshme që mbështesin një referendum të dytë.

Për një përsëritje votimi janë dakord aktori James Corden, profesor Brian Cox, Kevin Pietersen, aktorja Gwendoline Christie dhe Bonnie Wright, i cili ka luajtur Ginny Weasley në filmat e “Harry Potter”-it.

(Kosova Sot)