Burg babait shqiptar, dhunoi vajzën e vogël, e tërhoqi zvarrë nga flokët

  • 25 June 2016 - 13:19
Burg babait shqiptar, dhunoi vajzën e vogël, e tërhoqi zvarrë nga flokët

Gjykata italiane ka dënuar me 4 vjet burg një shqiptar për dhunimin e së bijës 4­ vjeçare dhe kërcënimin me jetë për bashkëshorten e tij.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari 29­ vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, banues në Cingoli u dënua me katër vjet burgim nga gjykata e Macerata. Ngjarjet për të cilat ai u vu në akuzë i takojnë marsit të vitit 2014. Ai akuzohet se ka rrahur fizikisht vajzën e tij të vogël dhe pastaj është parë teksa e ka tërhequr zvarrë për flokësh.

Nga goditjet në trup, të voglës i janë bërë hematoma e mavijosje në krahë dhe këmbë dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital për ndihmën e nevojshme. Krahas dhunës ndaj vajzës, shqiptari akuzohet se ka kërcënuar me vdekje edhe gruan e tij, duke i treguar thikën. Ai ka reaguar egër kur djali që gruaja kishte nga një lidhje e mëparshme ndërhyri të mbronte nënën e tij. Pasi dëgjoi akuzën dhe shqyrtoi çështjen gjykatësi Giovanni Manzoni, vendosi dënimin e tij me 4 vjet.

(Kosova Sot)