Shatri: Raportet e auditorëve mbesin vetëm një farsë i koalicionit PDK-LDK

  • 25 June 2016 - 14:18
Shatri: Raportet e auditorëve mbesin vetëm një farsë i  koalicionit PDK-LDK

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për "Kosova Sot" u shpreh se koha ka dëshmuar se të gjitha gjetjet e auditorëve të Zyrës së Auditimit Publik, që po bëhen nëpër institucionet shtetërore të vendit në të dyja nivelet, për fatin e keq të qytetarëve tanë, që janë taksapaguesit dhe mbushësit kryesorë të arkës së shtetit dhe buxhetit kombëtar, po kalojnë në heshtje dhe pa u vërejtur pothuajse fare, qoftë nga Qeveria apo Prokuroria e Shtetit.

Kjo heshtje, sipas tij, po ua mundëson keqbërësve që të mos ndalen me hajni. "Të gjitha ato gjetje, që nga ZAP-i po bëhen nëpër të gjitha ministritë, por edhe nëpër të gjitha komuna e vendit, janë të mjaftueshme dhe përbëjnë një element të bollshëm për Prokurorinë për të nisur hetimet, por edhe për Qeverinë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. E keqja po kalon pa pasoja. Sipas Shatrit, as që duhet pritur qoftë nga Qeveria apo edhe nga Prokuroria se ata do të të bëjnë diçka në këtë drejtim, sepse praktika e deritanishme e qeverisjes me Mustafën e Thaçin kalojnë pa u vërejtur fare. Ai tutje shtoi: "Raportet e auditorëve mbesin vetëm një farsë e koalicionit të pushtetarëve aktualë, PDK-LDK, dhe nuk janë gjë tjetër".

(Kosova Sot)