Turqia arreston 28 persona mbi dyshimin për financimin e lëvizjes së armikut të Erdoganit

  • 25 June 2016 - 15:04
Turqia arreston 28 persona mbi dyshimin për financimin e lëvizjes së armikut të Erdoganit

Policia turke ka arrestuar sot 28 persona mbi dyshimet për financimin e lëvizjes e klerikut mysliman në ShBA, Fethullah Gulen, i cili është armik i presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan.

Reuters njofton se hetimi policor përfshinë edhe shefin e konfederatës së biznesit të mirënjohur “TUSKON”, dhe se policia financiare është në kërkim të edhe 23 personave tjerë në Stamboll dhe provincat jugore, Konya, Kayseri dhe Mugla.

Polica turke nuk i është përgjigjur Reutersit për koment.

(Kosova Sot)