Asgjësohen 1550 bimë kanabis

  • 25 June 2016 - 15:13
Asgjësohen 1550 bimë kanabis

Gjatë operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, policia e Kurbinit zbuloi dhe asgjësoi 1550 bimë kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjet në vendin e quajtur “Godull’ në fshatin Adriatik në Kurbin.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Kosova Sot)