Të tjera parcela me kanabis, 2500 rrënjë në Vlorë, 1550 në Kurbin

  • 25 June 2016 - 15:25
Të tjera parcela me kanabis, 2500 rrënjë në Vlorë, 1550 në Kurbin

Tre persona ka arrestuar policia e Vlorës të cilëve iu gjetën 168 kg kanabis dhe një pushkë Ndërkohë u asgjësuan edhe 2500 rrënjë.

Të arrestuarit janë Adrian Latifi 22 vjeç, Romario Latifi 19 vjeç dhe Mateos Xhambazi 25 vjeç. Parcelat me drogë ishin mbjellë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Qafa e Varreve”.

Policia e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni ka proceduar në gjendje të lirë 33 shtetas të tjerë për “Moskallëzim krimi”, të cilët dyshohen se në kohë të ndryshme kanë shërbyer si punëtorë në këtë parcelë.

Edhe në Kurbin janë evidentuar dhe asgjësuar 1550 rrënjë kanabis. Droga u gjet në vendin e quajtur ” Godull’ në fshatin Adriatik. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Kosova Sot\)