Mbytet në lum një 16-vjeçar

  • 25 June 2016 - 16:40
Mbytet në lum një 16-vjeçar

Një adoleshent është mbytur në ujërat e lumit Seman. Adoleshenti i moshës 16 vjeçare ka qenë duke u larë me disa bashkëmoshatarë të tij kur ka ndodhur ngjarja tragjike.

Ai është nxjerrë nga shokët e tij prej lumit dhe ka qenë në gjendje të rëndë, por ka humbur jetën më pas.

Policia ka njoftuar se 16-vjeçari me inicialet K.G është mbytur aksidentalisht duke u larë në depot e ujit të Kompanisë së naftës Bankers.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

(Kosova Sot)