Dy vëllezër binjak me ide të ISIS’it vrasin nënën e tyre dhe plagosin babanë

  • 25 June 2016 - 19:09
Dy vëllezër binjak me ide të ISIS’it vrasin nënën e tyre dhe plagosin babanë

Nga burime të agjensive të ndryshme të lajmeve në Arabin Saudite- në Rijad bëhet e ditur se dy vëllezër binjak të cilët janë me besim dhe ide të ISIS-it kanë vrarë nënën e tyre dhe kanë plagosur shumë rënd babain e tyre dhe vëllaun e vogël.

Një lagje në qytetin e Rijadit ka përjetuar një krim makabër, dy vëllëzërit kanë therrur më thikë disa herë nënën e tyre dhe pastaj ia kanë këputur kokën dhe më pas  kanë plagosur babain e tyre dhe vëllaun e vogël.

Dy binjakët terroristë gjatë ikjes nga vendi i ngjarje kanë therrur me thikë po ashtu edhe një shofer të kamionit me nënshtetësi nga filipinet por autoritete kanë arrit ti kapin afer kufirit me Jemenin duke tentuar qe ti bashkohen atje ISIS-it.

(Kosova Sot)