Qeveria Skoceze kërkon bisedime urgjente me Brukselin

  • 25 June 2016 - 19:23
Qeveria Skoceze kërkon bisedime urgjente me Brukselin

Qeveria e Skocisë kërkoi bisedime të menjëhershme me Brukselin

Këto bisedime nga ana e Skocisë kërkohen për të mbrojtur pozicionin e saj në Bashkimin Evropian pas daljes së Britanisë së Madhe.

Kështu ka deklaruar sot kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, pas një takimi urgjent që u mbajt në Edinburg.

“Ekzekutivi skocez do të përqendrohet tani në një kuadër ligjor që mundëson organizimin e një referendumi të dytë për pavarësinë e këtij rajoni gjysmë-autonom të Britanisë së Madhe”, shtoi Sturgeon.

(Kosova Sot)