Aksident me makinë, vdes këmbësori 30 vjeç

  • 25 June 2016 - 19:48
Aksident me makinë, vdes këmbësori 30 vjeç

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Leshnisë në Pogradec, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në aksin rrugor Korçë Pogradec, ku një këmbësor ishte duke kaluar rrugën dhe është shtypur nga një makinë.

Pranë fshatit Leshnicë, shtetasi Arben Burnazi banues në Pogradec, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa  PG 5807 B, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme shtetasin A.V rreth 30 vjeç, banues në Leshnicë,  këmbësor në rrugë. Drejtuesi  i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit.

Grupi hetimor në vendngjarje,  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)