Dhjetëra të vdekur nga bombardimet në lindje të Sirisë

  • 25 June 2016 - 21:23
Dhjetëra të vdekur nga bombardimet në lindje të Sirisë

Të paktën 47 persona, mes të cilëve 31 civilë, u vranë sot nga bombardimet e aviacionit rus dhe të regjimit sirian kundër një rajoni në provincën e Deir Ezzor në lindje të Sirisë, nën kontrollin e grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS), sipas OSDH-së.

“Tre sulme të aviacionit rus kundër rajonit Al Kurije, në juglindje të qytetit Deir Ezzor, vranë 31 civilë”, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

“Për më tepër, 16 të tjerë u vranë por nuk ka informacion nëse bëhet fjalë për civilë apo xhihadistë të ISIS-it, sepse nuk ishte e mundur të identifikohen trupat”, theksoi ai.

(Kosova Sot)