Rënia e B2 vështirëson furnizimin me energji elektrike

  • 25 June 2016 - 21:35
Rënia e B2 vështirëson furnizimin me energji elektrike

Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike – KEDS njofton se në orët e pasdites janë lajmëruar për daljen nga puna të Bllokut B2 nga KEK’u.
Ndërkohë që janë duke u ndërmarrë përpjekje që njësia gjeneruese B2 në Termocentralin Kosova B të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë, KEDS varet nga importi emergjent.

Sipas një njoftimi për media nga KEDS, thuhet se importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitete për importim që janë në dispozicion në treg dhe përgatitje teknike, por presim që shumë shpejtë të realizohet mungesa e shkaktuar nga rënia e bllokut.

“Vazhdojmë përpjekjet për realizim të importit deri për sa prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, importi është shumë vështirë i realizueshëm në kapacitetet e dëshirueshme, pasi i nxehti që ka përfshirë rajonin ka shtuar edhe kërkesën për energji”, thuhet në këtë njoftim.

“Ne po minimizojmë rrethanat për reduktime eventuale të energjisë elektrike, por mund të ketë. Për këtë kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga konsumatorët. Qëllim i KEDS është që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike”, potencohet në këtë njoftim të KEDS’it.

(Kosova Sot)