Ja si policia ndjek kamionin në Mitrovicë me derivate kontrabandë (Video)

  • 26 June 2016 - 09:52
Ja si policia ndjek kamionin në Mitrovicë me derivate kontrabandë (Video)

Në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” u shfaq aksioni për ndalimin e një kamioni që dyshohej se bartte derivate të kontrabanduara.

Ndjekja dhe ndalimi i kamionit ndodhi në Mitrovicë më 17 qershor, ndërsa policia konfiskoi dy bidonë me naftë.
Në xhirim shihet se si Njësia për Hetimin e Kontrabandës në Mitrovicë nisi aksionin, pasi policia mori informatën se me një kamion me rezervuar të modifikuar po bartej naftë e kontrabanduar.

Aksioni i policisë për ndalimin e kamionit nisi në orën 19:00 të 17 qershorit, ndërsa në filmime mund të shihni ndjekjen e këtij mjeti dhe ndalimin e tij.

Pastaj pas kontrollit në rezervuar hetuesit e kontrabandës zbulojnë derivatet ashtu si e kishin informatën dhe policia bashkë me pjesëtarë të Doganës së Kosovës e shoqërojnë kamionin drejt terminalit doganor për procedura të mëtutjeshme.

(Kosova Sot)